Categories: MAQEDONI

Tahir Sinani rikthehet në Bajram Curr, Ahmeti: Shtatorja e tij krahas heronjëve të tjerë dëshmon lavdinë e betejave dhe historisë shqiptare

Është përuruar sot shtatorja e heroit, Tahir Sinani në Bajram Curr.

Në mesin e të ftuarve është dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili në fjalimin e tij tha se është krenari sot kur amaneti i hëronjëve si Tahir Sinani po jetësohet çdo ditë.

Ahmeti tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sot kanë kryeministër shqiptar, gjuhë, flamur, univeristete e gjithçka që dikur nuk kishin, ndërsa sot i gëzojnë të lirë brezat e rinjë.

“Sot vendoset ne bronz gjenerali Tahir Sinani. Gjenerali është vendosur një ditë krashas Mic Sokolit e Bajram Currit e Sali Manit. Më duket se dëgjoi raportin e tyre duke I thënë njëri tjetrit se në Shkup kemi Nexhat Agollit, Skenderbeun e Isa Boletinin. Gjuha shqipe sot është zyrtare dhe Maqedonia ka kryeministër shqiptar, se flamuri kombëtar valon në Maqedoni, se kemi tri universitete në tokën Dardane në Shkup e në Tetovë. Nga gjaku i derdhur i Tahir Sinanin vinë sot sokola me porosi nga Mehmet Gega i Tetovës, nga Struga e Komandant Strugës, nga Karadaku i Fadil Limanit. Vijnë këtu me porosi të Xhemë Hasës nga Gostivari e Mefailavë nga Zajazi, me porosi se ne shtatoren e bronztë e sollën. E dashur familja e Tahir Sinanit, lavdi gjithë të rënëve për liri. Rrofshi e qofshi tropojan”, tha Ahmeti. /TvKlan.mk

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago