Categories: MAQEDONI

Grubi: Më 8 maj votoni Frontin Europian, i bëjmë 30:0 për të mos lejuar nëpërkëmbjen e Mickoskit dhe 5 të dështuarve opozitarë…

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që të gjithë qytetarët të votojnë Frontin Europian në zgjedhjet e 8 majit, pasi duke rrethuar numrin 4 garantohet e ardhmja europiane e vendit dhe i pamundësohet VMRO-DPMNE që të vazhdoj me kërcënimet dhe retorikën e tij anti-shqiptare dhe anti-BE.

Grubi ka thumbuar dhe Opozitën Shqiptare që pëe të gjetur shpëtim nga dështimi i tyre, u afruan me VMRO-DPMNE-në pa asnjë kusht.

Statusi i plotë:

Për interesa të ngushta, personale, të 5 personave në opozitë, të cilët kanë braktisur partitë e tyre, votën e ndershme opozitare e shëndëruan në votë për VMROnë, Mickovskin dhe Gordanën.
Votën tuaj të shenjtë po ia shesin pa asnjë kusht VMROsë për interesa personale.
Të dashur bashkëkombas dhe të giithë të tjerët, ju keni shans që ta përmirësoni këtë me 8 maj dhe të drejtoni votën tuaj në drejtim të mbrojtjes së UÇKsë, shqiptarëve, barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.
Po deshët ta vendoni para aktit të kryer Mickovskin e VMROnë e t’ia pamundësoni ti bënë të gjitha ato që i kërcënon dhe ti thoni JO Mickovskit, JO Gordanës, JO Serbisë e Rusisë, JO 5 të dëshpëruarve dhe të dështuarve që e shitën votën tuaj dhe nuk po zgjedhin mjete për ta shpëtuar lëkurën e tyre, atëherë dilni dhe rreshtohuni me Frontin Europian dhe mundësoni 30:0 me deputet më 8 maj duke e rrethuar numrin .
Të GJITHË NË KËMBË PËR MOS TË LEJUAR nëpërkëmbje dhe kthim prapa 25 vjet dhe bllokim 20 vitet e ardhshme.
VOTO
JO Rusisë, PO Europës!
Një Kryeministër për të gjithë
Marrëveshje Kornizë Ekonomike

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago