Categories: MAQEDONI

Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in në kafe, por jo në Qeveri!

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta, është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë partinë fituese te komuniteti shqiptar.

Në një deklaratë të dhënë për media pas një debati të organizuar për temën e nacionalizmin në shtetet multietnike, Osmani tha se, VMRO mund ta ftojë VLEN-in të jetë pjesë e koalicionit të kësaj partie, por jo të qeverisë.

“Zotëri Mickoski VLEN-in mund ta ftojë në kafe, në qytet, në shpi, ose në koalicionin Maqedonia përsëri e jotja dhe nëse VLEN-i thotë do të jemi në qeverisje si pjesë e koalicionit të VMRO – DPMNE-së me partnerët e tyre se ato kanë 20 parti, nëse e kanë edhe VLEN-in, jemi në rregull ne nuk kemi asgjë, por përfaqësuesit të popullit shqiptar do të jenë ata që do t’i zgjedhë populli” – tha Bujar Osmani.

E nga ana tjetër, VLEN është e bindur se do të jetë pjesëmarrëse në Qeverinë e ardhshme. I pyetur nëse në Qeverinë e ardhshme, përpos VMRO-s dhe VLEN-it, do të jetë edhe ndonjë parti tjetër, Izet Mexhiti nga blloku opozitar shqiptar tha se po shqyrtohen më shumë kombinime.

“Ka më shumë kombinime, por të gjitha kombinimet janë në favor të VLEN-it dhe asnjë kombinim nuk shkon në favor të BDI-së. Sepse, asnjë subjekt, asnjë tabor politik nuk e dëshiron bashkëpunimin me BDI-n” – tha Izet Mexhiti.

Kujtojmë se VMRO – DPMNE, e cila pritet t’i fitojë zgjedhjet parlamentare, paralajmëroi se nuk do të bëjë koalicion qeveritar me BDI-në, por me opozitën shqiptare. /tvklan.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago