Categories: MAQEDONI

Ahmeti në Debat Plus në Klan M: VLEN-in nuk e kemi pasur konkurent, objektivat tona janë më të larta

I ftuar në emsionin Debat Plus në Klan M lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka shprehur angazhimin e tij për të arritur objektiva të larta në politikën e Maqedonisë së Veriut. Duke u paraqitur si një veprimtar më shumë sesa një politikan tradicional, ai ka theksuar se synimi i partisë është të kujdeset për minoritetet e vogla dhe të bashkojë të gjitha komunitetet në një front të përbashkët.

Duke iu referuar historisë së tij politike dhe marrëdhënieve me figurat kyçe të vendit, lideri ka përmendur takimin e tij me Arben Xhaferrin në vitin 2001, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar në bashkimin e forcave për një të ardhme të përbashkët. Ai ka theksuar se ndjenja e vëllazërisë dhe unitetit që ka ndarë me ushtrinë dhe popullin në atë kohë vazhdon të jetë një shtyllë e rëndësishme e qasjes së tij ndaj politikës.

Lideri i BDI-së ka shprehur gjithashtu një qëndrim falës dhe të hapur ndaj të gjithëve, duke u shprehur se është i gatshëm të ulet dhe të diskutojë me këdo, pa marrë parasysh dallimet politike. Kjo qasje e tij reflekton një vizion për një shoqëri më të bashkuar dhe më të tolerante, ku dialogu dhe mirëkuptimi janë më të rëndësishme se ndarjet politike.

I dashur Astrit unë politikan nuk jam jam veprimtarë, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurent, dhe në të gjitha anketimet që janë bërë BDI-ja zgjedhjet i fitonte vetë, por neve na duheshte të kemi diferencë më të madhe, objektivat i kemi më të larta. Ne duam ta vërtetojmë që vërtetë kujdesemi për minoritetet e vogla, janë në strehën e Ministrisë për Sistem Politik. Minoritetet kanë ardh me vullnet dhe janë bashkangjitur, dhe ne me analizë të thelluar i kemi bashkuar në një front të gjitha minortitetet e vogla.
Në këtë front për dallim prej opozitës që nuk është opozitë, është se ky front pranon një të parë, unë jam drejtuar këtij fornti në prani të mijra njerëzve se në 2001 jam ul me Arben Xhaferrin në kohë lute duke i thënë se unë jam vllau yt dhe kjo ushtri është e jotja, e imja dhe e të gjithëve. Me të gjithë arsenalin e ushtrisë asokohe unë i thash jamë vllau i vogël i tyre, ndërsa sot u drejtova ndaj opinionit duke ju thënë se unë jam vllau i madh i tyre.
Unë dua që nesër në rrugë të përshëndetem me të gjitha ata që unë kam bërë politikë, unë nuk jam i hidhëruar me asnjë mund të ulem në kafe, unë fal sepse unë jam i madhi, i ligu nuk fal”, tha Ahmeti./tvklan.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago