Categories: MAQEDONI

Raport i mediave rumune/ Sa para japin rusët për luftën hibride në Ballkan, Milenko Nedelkovski promovuesi pro-rus në Maqedoninë e Veriut

Një video e publikuar së fundi në kanalin YouTube “Politic Radar” nga blogeri moldav, Ion Harghel, tregon se Milenko Nedelkovskin, gazetar nga Maqedoninë e Veriut, ka marrë fonde të konsiderueshme për përhapjen e propagandës në favor të Rusisë.

Videoja zbulon se Nedelkovski është pjesë e rrjetit të “Asociacionit të Gazetarëve për Luftën për Liri” (AJKF) organizatë pro-ruse, e cila është një front influencues për shërbimet e inteligjencës ruse. AJKF bashkëpunon me gazetarë të ndryshëm në Evropë duke financuar projektet e tyre mediatike përmes granteve

Si shembull, citohen pesë grantet nga AJKF me vlerë totale prej rreth 100.000 euro, për të cilat Nedelkovski ka aplikuar në vitin 2015. Menjëherë pasi grantet e tij u miratuan, Nedelkovski filloi të postonte video dhe tekste në YouTube që përhapnin propagandë ruse dhe narrativa të rreme të drejtuara kundër aleatëve perëndimorë të vendit.

Gjatë vitit 2016, Nedelkovski në emisionin e tij e prezantoi idenë se BE-ja, NATO-ja dhe SHBA-ja planifikonin rrëzimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, për të cilën ai mori 18.000 euro. Për projektin propagandistik lidhur me ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, në vitin 2015, Nedelkovski ka publikuar një lajm të rremë se katër anëtarë të grupit të armatosur janë shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose të Mbretërisë së Bashkuar dhe për këtë ka marrë 22 mijë euro nga AJKF.

Nedelkovski publikon edhe përmbajtje në lidhje me luftën në Ukrainë, si për shembull një video ku feston “çlirimin” e Mariupolit. Videoja konstaton se padyshim që aktivitetet mediatike të Nedelkovskit në periudhën 2015-2018 kanë ndikuar seriozisht në polarizimin e shoqërisë maqedonase në nivel ndëretnik dhe ka pasur rrezik për të rrezikuar sigurinë e RSM-së.

Sikurse aktorët e tjerë të ngjashëm me të, edhe Nedelkovski në postimet e tij paraqitet si një patriot i vërtetë dhe premisa bazë e ideve të tij është se Perëndimi është i keq dhe imoral dhe se shpëtimi dhe çlirimi i vërtetë vjen nga Moska. Për shkak të gjithë kësaj, video dërgon një mesazh se duhet pasur kujdes se çfarë produkte mediatike konsumohen.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago