Categories: MAQEDONIRAJON

Ahmeti nga Tirana: Shqipëria gjithmonë na ka mbajtur të bashkuar…

Në një ceremoni të mbushur me ndjenja dhe kujtime, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u nderua me titullin “Qytetar Nderi” të Tiranës. Duke marrë fjalën, Ahmeti shprehu një falënderim të thellë nga zemra për Tiranën dhe Shqipërinë, të cilat i kanë ofruar mbështetje dhe ngrohtësi jo vetëm atij por edhe shumë bashkëluftëtarëve të tij në rrugën drejt lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve.

Ahmeti përmendi figurat e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit si simbole të sakrificës dhe guximit, duke theksuar se Tirana ka qenë gjithmonë një nënë e ngrohtë për heronjtë e kombit. Ai vlerësoi transformimin e madh që ka pësuar Tirana që nga viti 1991, duke e krahasuar me një metropol të ri dhe të gjallë.

Në fjalën e tij, Ahmeti gjithashtu reflektoi mbi rrugëtimin e shqiptarëve për bashkim dhe liri, duke përmendur edhe sfidat dhe sakrificat e mëdha që janë bërë në këtë rrugëtim. Ai theksoi rëndësinë e respektimit të flamurit kombëtar si simbol i krenarisë dhe identitetit shqiptar, dhe përmendi hapjen e universiteteve në ish-kazermat e Mlladiqit si shembull i transformimit dhe përparimit.

“Do doja të ju falëmderoj nga Zemra, kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, kjo është Tirana e Zahir Pajazitit po edhe e Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit. Kjo nënë Tirana, Shqipëria ka qenë e varfër por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e sajë, me qindra janë dëshmorë, hero të kombit që i ka mbajtë nëna në prehrin e vetë. Një fjalë e një plaku të urtë na tha, mos e falemderoni njëni tjetrin sepse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë për të gjithë punët që bëhen. Mirëpo vërtetë, Shqipëria ka qenë buk, kryp e zemër për ne. Për të gjithë ata që sot nuk janë, sot është Kosova, sot shqiptarët janë shtetëformues në RMV. Kur e kemi nisur, e kam thënë ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare, e kemi nisë të tillë por rethanat ndryshuan por edhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat. U përkushtuam për çlirimin e Kosovës. Shqiptarët që morrën pjesë vullnetarisht, ca u vranë në burgjet e Idrizovës, kjo situatë ishte e papërpunueshme, sepse shqiptarët ishin në RMV të shkelur margjinalizuar, pa të drejta, pa flamur. Sot ju Skenderbeun e keni në Tiranë po edhe unë e kam në Shkupin e vjetër. Flamuri kombëtarë është krenari, po edhe ne dënohemi nëse nuk e respektojmë flamurin shqiptarë. Kemi tre universitete, i dashur Edi, ja kemi marrë kazermat Mlladiqit, në Shkup është Universitet, në Kumanovë përsëri kazerma e Mlladiqit është universitet. Ju falënderoj për këtë nder dhe Erjon do përpiqem të jem një qytetar i denjë. Unë këtë nder e ndajmë të gjithë bashkëluftëtarët e mi, patriotët të burgosurit politik në shtetin tim dhe në Kosovë. E ndaj me 3000 të vrarë që kam në vendin tim, që për këtë flamur janë vrarë, për këtë gjuhë janë vrarë. Ju më keni nderuar. Ju falënderoj shumë, suksese paçi në të gjithë fushëvepritmaritë e jetës”, tha Ahmeti. /Indeks.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago