Categories: MAQEDONI

Ismaili: VLEN është koalicion opozitar artificial, të gjithë dikur ishin në pushtet!

Gazetari Abedin Ismaili ka shprehur zhgënjimin e tij në emisionin Debat Plus lidhur me marrëveshjen e koalicionit opozitar VLEN, duke e cilësuar atë si të dëshpërueshme për votuesin opozitar shqiptar. Ismaili ka theksuar se mungesa e transparencës dhe publikimit të detajeve të marrëveshjes ka humbur vlerën e procesit demokratik të zgjedhjeve.

Sipas Ismailit, koalicioni VLEN ka trajtuar zyrën e kryeministrit Albin Kurti si një mjet për të pastruar imazhin e opozitarizmit, duke krijuar një iluzion të lumturisë për anëtarët e saj nëse hyjnë në qeveri. Ai ka shtuar se ky veprim do të ishte i pranueshëm nëse bëhej në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), por jo në zyrën e kryeministrit.

Ismaili ka vënë në dukje se gabimi i VLEN-it qëndron në ngazëllimin e tyre të hershëm për pjesëmarrjen në qeveri, duke paralajmëruar se ky gabim mund t’i kushtojë atyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai ka përfunduar duke e cilësuar koalicionin si më tepër artificial sesa natyral, duke sugjeruar se nuk përfaqëson vlerat dhe interesat e votuesve të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Problemi qëndron se po flasim për një marrëveshje shumë dëshpëruese për votuesin opozitar shqiptar, qasja me të cilën po vepron VLEN, është dëshpërsuese sepse po flet për një marrëveshje e cila nuk po bëhet publike, sepse duhet të tregohet nëse ka për çfarë është ajo marrëveshje.
Me këtë qasje humbi edhe vlera e procesit demokratik të zgjedhjeve.
Kolicioni opoziar VLEN, e ka parë zyrën e Kurtit si një lavatriçe opozitarizmi që nëse hyjmë ne në zyrën e kryeministrit Kurti do të dalim të lumtur, por harrojnë se nëse kishin hyrë në zyrën e VV-së do të ishte e kuptueshme por jo në zyrën e Kryeministrit.
Gabimi i VLEN-it është në momentit që ka filluar bisedimet dhe që ka bërë publike ngazëllimin e madh që do të bëhen pjesë e qeverisë, gabim që do t’i kushtojë në zgejdhjet e ardhshme parlamentare. Ky koalicion opozitar është më tepër artificial se sa natyral”, tha ismaili./tvklan.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago