Categories: MAQEDONI

Fronti Europian: Vettingu, kusht për Qeverinë e re

Arta Bilalli Zendeli, përfaqësuese e Frontit Europian sot në një konferencë për media ka theksuar se Vettingu do të jetë kusht për Qeverinë e re.

Sipas saj, pa vënien në lëvizje të një mekanizmi efikas dhe të një skaneri objektiv të pastërtisë së figurave që marrin përgjegjësi publike, siç është vettingu, nuk mund të arrihet progres optimal në përballjen me krimin dhe korrupsionin.

Në vazhdim fjalimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

Prezantojmë sot para jush një nga zotimet e programit politik “Europa 2030” të Frontit Europian, atë të realizimit të procesit të vettingut për të gjithë bartësit e funksioneve politike dhe bartësit e përgjegjësive të mëdha në sferën e gjyqësisë dhe luftës kundër krimit e korrupsionit.

Pa vënien në lëvizje të një mekanizmi efikas dhe të një skaneri objektiv të pastërtisë së figurave që marrin përgjegjësi publike, siç është vettingu, nuk mund të arrihet progres optimal në përballjen me krimin dhe korrupsionin.

Sundimi i ligjit, drejtësia dhe qeverisja e mirë garantojnë lojalitet dhe përgjegjësi të njëjtë për çdo qytetar para ligjit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë vazhdojë të jetë e pa kompromistë, me tolerancë zero, por kësaj rradhe e përforcuar nga përpikmëria vlerësuese e sistemit të vettingut në pushtetin ligjvënës, ekzekutiv, në gjyqësor, prokurori dhe për çdo funksion tjetër në sektorin publik, në nivel qendror dhe lokal, për persona të emëruar ose të zgjedhur.

Vettingu do të mundësojë transparencë më të madhe të gjendjes pasurore të kandidatëve që duan të marrin përgjegjësi publike dhe rreth mënyrës së arritjes së asaj pasurie. Ky gjurmim objektiv do të jetë shtytje për të gjithë dhe mundësi që në sipërfaqe të dalin kapacitetet e sinqerta njerëzore në shërbim të nevojave të popullit.

Vettingu për korrupsion është kategori e domosdoshme që do t’ua mbyll derën njëherë e përgjithmonë individëve që personalen e kanë mbi të përgjithshmen.

Fronti Europian për herë të parë po insiston edhe në aplikimin e një vettingu për ndikim rus dhe shërbime anti-shtetërore për të eleminuar rrezikun e destabilizimit dhe dezorientimit të vendit nga orientimi euro-amerikan.

Miratimi i një ligji të posaçëm për vettingun do të jetë përgjigja më e fortë kundër çdo tendence të manipulimit dhe keqpërdorimit të pozitës publike.

Ju faleminderit për vëmendjen!

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago