Categories: MAQEDONI

Zgjedhjet parlamentare/ Ali Ahmeti: Mickoski duhet ta respektojë vullnetin e shqiptarëve!

Kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, vazhdon të insistojë se cila parti do të përfaqësohet në qeveri vendos populli e jo politikanët.

Ai gjatë një tubimi në Xhepçisht të Tetovës, paralajmëroi Mickoskin se bën gabim të madh, nëse nuk e respekton fituesin në kampin politik shqiptar.

“Në qeveri nuk të çon as Zoran Zaevi e as Hristijan Mickoski, në qeveri të çon populli. I vetëdijshëm është edhe Hristijan Mickoski, se nëse nuk e respekton shumicën e popullit, vecanërisht të shqiptarëve, I bëhet keq. Edhe atij I duhet paqa, stabiliteti në radhë të parë të këtij shteti”, tha Ali Ahmeti.

Por, kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vazhdon të insistojë se BDI-ja duhet të shkojë në opozitë. Pas një takimi që pati me Odën Ekonomikë të Maqedonisë Veriperëndimore, ai tha se demokracia bazohet në parimin se ai që ka shumicën në parlament bën qeverinë.

“Nuk e di se për cfarë Marrëveshje të Majit flet BDI-ja, nuk e di rregullin fituesi me fituesin. Kishte një rregull të tillë në të kaluarën që u shkel në vitin 2017 nga BDI-ja. Nëse VMRO-DPMNE fiton shumicën s`kemi asnjë besim elementar të bashkëpunojmë me BDI-në, ata duhet të shkojnë në opozitë”, tha Hristijan Mickoski.

Marrëveshja e Majit parasheh që partia fituese në bllokun maqedonas të koalicionojë me fituesin shqiptar.

Kjo për shkak se në zgjedhjet e vitit 2006, BDI-ja edhe pse fituese në bllokun shqiptar nuk u bë pjesë e Qeverisë së Nikola Gruevskit, ku deri në 2008 pjesë e ekzekutivit ishte PDSH-ja./tvklan.mk

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago