Ali Ahmeti e theu rregullin “fitues me fitues” dhe tani nuk ka të drejtë të kërkojë nga të tjerët ta respektojnë atë rregull, pos kësaj tani Opozita shqiptare është përfaqësues i shqiptarëve dhe jo BDI që nuk është më opsion thjesht shqiptar”, tha Izet Mexhiti.
“Ne jemi të fokusuar te programi dhe te fitorja dhe jemi të bindur se kemi legjitimitetin e shqiptarëve dhe se do të kemi më shumë deputetë shqiptarë në Parlament, që do të thotë se çelësi i parimit të votimit të Badenterit do të jetë tek ne. Pas 8 majit do të ulemi të negociojmë për pikat programore të qeverisë dhe rregullimet rreth kësaj”, tha Mexhiti.
I pyetur se cili është kushti kryesor i VLEN-it për koalicion në qeverinë e ardhshme, Mexhiti tha se ata nuk do të hyjë me asnjë çmim në qeverinë e re.
“Ne nuk do të jemi pjesë e një qeverie që nuk është evropiane. Shohim që vetëm e majta nuk është europiane dhe partitë e tjera janë pak a shumë për integrim europian. Ne jemi strumbullari dhe partneri i qytetarëve dhe i BE-së që Maqedonia të ecë në rrugën euroatlantike”, u shpreh Mexhiti.
I pyetur nga një gazetar se si e komenton synimin e BDI-së për tu respektuar parimi “fituesi me fitues”, Mexhiti tha se BDI-ja nuk ka të drejtë ta respektojë atë parim tashmë të braktisur.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…