Categories: MAQEDONI

Ahmeti takon banorët e Zhelinës, Jegunovcit dhe Xhepçishtit: Më 8 Maj do t’i themi akoma më fuqishëm PO Europës

Fronti Europian i udhëhequr nga BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM dhe kryetari i sajë Ali Ahmeti kanë vazhduar tubimet, takimet me qytetarët, njofton Indeks.mk

Sonte kreu i intrgristëve ka takuar banorët e Zhelinës, Jegunovcit dhe Xhepçishtit.

Për takimin në Zhelinë dhe Jegunovc, Ahmeti ka dalē me njoftim të përbashkët në “Facebook”, ku ka thënë se banorët e Zhelinës dhe Jegunovcës në zgjedhjet presidenciale me votën e tyre folën qartë se duan të ardhme europiane, parashikueshmëri dhe stabilitet.

“Në kuadër të kauzës sonë europiane dhe peshën e madhe që ka vota për Frontin Europian më 8 Maj. Legjitimiteti që populli do t’u jep zotimeve euro-amerikane të Frontit është garancë e përforcimit të themeleve të barazisë dhe vazhdimit të hapit drejt horizontit të Europës, si shtegu i vetëm perspektivës më të madhe zhvillimore”, ka shkruar Ahmeti.

Gjithashtu përmes “Facebook”, Ahmeti ka njoftuar edhe pêr takimin në Xhepçishtë.

Ka shkruar se rreth kauzës europiane qëndrojnë të palëkundur edhe banorët e Xhepçishtit, të gatshëm për fitoren e madhe të Frontit Europian më 8 Maj.

“Në çdo vatër familjare diskutohet e ardhmja europiane, shprehet haptas vullneti për vazhdimin e rrugës së integrimit, kundërshtimi ndaj Rusisë dhe agjenturave të saj në vendin tonë. Më 8 Maj do t’i themi akoma më fuqishëm PO Europës, populli do t’i jep legjitimitetin e qeverisjes Frontit Europian”, ka shkruar Ahmeti./indeks.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago