Categories: MAQEDONI

Per zgjedhjet ne Maqedonine e Veriut dhe pse BDI ka te drejte te ndihet fitimtare

Raundi i pare i zgjedhjeve per president ne Maqedonine e Veriut solli fitues te qarte, VMRO-n si parti e maqedonasve etnike dhe BDI-n ne radhet e shqiptareve. BDI ndonese konsumit te jashtezakonshem nga pothuajse 20 vite ne pushtet, te metave dhe ne shume raste keqqeverisjes eshte legjitime te ndihet sot fitimtare per arsyet e meposhtme:

-Kandidati i saj per President Bujar Osmani morri 121.088 vota, ose (13.37%) te votave ne total. Jo vetem qe ai morri 38 mije vota me shume nga kandidati i koalicionit opozitar shqiptar, Arben Taravari, por edhe me pak se 60 mije nga kandidati i partise maqedonase LSMD, Presidenti aktual Stevo Pendarovski. Ky rezultat konsiderohet i rendesishem, qe e vendos BDI-ne ne rendin e nje partie me peshe brenda skenes politike maqedonase.

-BDI, pavaresisht se eshte nje parti e nje etnie jo kryesore ne Maqedonine e Veriut arriti te formoj nje koalicion te gjere parazgjedhor me minoritet e tjera te vendit. Turqit, romet, boshnjaket u bashkuan ne nje koaliconit te udhehequr nga BDI nen emrin “Fronti Europian”, i cili ne menyre te qarte dha mesazhin se ky vend nuk mund te shkeputet nga kursi europian dhe se cdo rruge tjeter do te kishte deme madhore. Po keshtu arriti te bente paqe me dy element me peshe elektorale brenda kampit shqiptare si Menduh Thaci e Ziadin Sela te cilet ne zgjedhjet e shkuara i kishte pasur perballe.

-Arriti te neutralizonte ndikimin e kryeministrit te Kosoves, Albin Kurti mes shqiptareve ne Maqedonine e Veriut, ashtu siç kishte bere me perpjekjet per ndikim turk nje dekade me pare. Kurti direkt dhe jo direkt u investua fuqishem ne koalicionin opozitar shqiptare “Vlen” te udhehequr nga Taravari, perpjekje keto per influence qe nuk rezultuan te suksesshme.

Raundi i dyte i zgjedhjeve presidenciale dhe sigurisht zgjedhjet parlamentare te 8 majit pritet te cimentojne pozicionin e BDI-se, por ne te njejten kohe te sjellin dhe dilema te reja ne lidhje me vendin e kesaj partie ne skenen politike maqedonase.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago