Pas përzgjedhjes së jurisë, në Nju York nisi gjypi i parë penal për ish-Presidentin amerikan Donald Trump.
Prokurorët u shprehën në nisje të procesit se, Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke ndalur publikimin e historive të dëmshme rreth jetës së tij.
“Ky ishte një konspiracion i planifikuar dhe i zgjatur për të influencuar zgjedhjet e vitit 2016, për ta ndihmuar Donald Trump-in të zgjidhej nëpërmjet pagesave të paligjshme për të heshtur njerëzit”, tha prokurori Matthew Colangelo.
Avokati mbrojtës u kundërpërgjigj duke e kritikuar padinë si të pabazë. “Presidenti Trump është i pafajshëm, nuk ka bërë ndonjë shkelje. Prokuroria e Manhatanit nuk duhet ta kishte ngritur fare këtë padi”, tha avokati Todd Blanche.
Juria përbëhet nga 12 anëtarë dhe kishte këndvështrime të ndryshme me palën mbrojtëse. Prokurorët u përpoqën që në fillim të çështjes të ngrenë rëndësinë e saj, duke theksuar se Donald Trump kishte ndërhyrë në zgjedhje.
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të 2016, kandidati republikan kishte paguar aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, që të heshte për lidhjen e tyre për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me Trump. Këtë pagesë ai e justifikoi si shpenzim gjatë fushatës elektorale.
“I akuzuari, Donald Trump, orkestroi një skemë kriminale për të korruptuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Më pas ai e mbuloi këtë konspiracion duke gënjyer në të dhënat e biznesit të tij në Nju Jork, disa herë dhe në mënyrë të përsëritur”, tha prokurori Colangelo.
Trump prillin e kaluar u deklarua i pafajshëm për një aktakuzë prej 34 pikash që e akuzonte atë për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë që avokati i tij i atëhershëm Michael Cohen i kishte bërë Daniels në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Sidoqoftë, ish-presidenti Trump është përpjekur ta shndërrojë statusin e të akuzuarit në një vlerë për fushatën e tij, duke mbledhur fonde për sfidat e tij ligjore dhe duke sulmuar vazhdimisht një sistem gjyqësor për të cilin ka pretenduar prej vitesh se është përdorur si mjet kundër tij.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…