Categories: MAQEDONI

Fronti n’shesh/ Rexhepi-Zejd: I them opozitës maqedonase se nuk ka qeveri pa shqiptarët, kësaj pune i ka vdekur nëna!

Nga Tubimi Qendror i Frontit Europian në sheshin Maqedonia në Shkup, kryetari i partisë Populli, Skender Rexhepi – Zejd tha se vendi e ka synim integrimin në BE e jo ta kthejmë kohën e para vitit 2001, sepse ajo kohë nuk kthehet dhe nuk mund të bëhet kurrë një qeveri pa shqiptarët, ashtu siç kërkon opozita maqedonase VMRO-DPMNE.

“Ky front është duke shënuar hsitorinë e vet, sepse në plurarlizmin e Maqedonisë së Veriut është hera e parë që shqiptarët bëhen bashkë, me boashnjkët, turqit dhe romët. Fushata jonë është në dy drejtime, njëra është në fushën e garës politike, e tjetra në fushën e betejrës politike. Garën politike e kemi filluar me opozitën shqiptare, ne nuk i kemi ofenduar dhe nuk shpifim si ata që shajnë e shpifin për Frontit Europian, ndërsa gojën nuk e hapin për opozitën maqedonase, Përkrahja e tyre nga kryeminsitri i Kosovës është legjitime por unë po i jap mesazh, kryeministër nuk ja vlen! Sepse Fronti Europian do t’i mbrojë të gjitha komunitete. Beteja jonë është me opozitën maqedonose të cilët kërkojnë me 61 deputetë të qeverisin pa shqiptarëtt, tentojnë të na kthejnë në kohën e para 2001 dhe kësaj pune i ka vdekur nëna. Nuk ka më sepse 2001 i ka vulosur gjërat dhe Ushtira Çlirimtare Kombëtare i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Andaj kërkesat e opozitës maqedonase janë të vonshme, sot nuk jemi më 2001 sepse kemi kryeministrin shqiptarë dhe me lejen e zotit shumë shpej do të kemi dhe presidentit shqiptar, prandaj kësaj nëne i ka vdekur jo vetëm nëna po dhe baba”, tha Rexhepi-Zejd. /TvKlan.mk

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago