Pas lajmeve tendencioze se kryetari i TDP-së ka refuzuar që tubimi i “Forntit Europian” të mbahet në sheshin Skenderbeu, ka reaguar kryetari i kësaj partije Bejxhan Iljaz.
Ai në një prononcim për portalin TS thotë se këto janë shpifje dhe komedi në vete
“Kjo është një shpifje më e ulët e opozitës. Turp i madh. Mjaftë e përdorni heroin kombëtrarë Skenderbeun për ççshtje të vogla politike” u shpreh për TS kryetari i TDP-së Bejxhan Iljaz.
Iljaz më tej shton se kjo është një komedi dhe se qendrën e partisë e kemi tek sheshi Skenderbeu.
“Kjo është një komedi, po ne qendrën e partisë e kemi tek Sheshi Skenderbeu. Ndërsa disa të tjerë vijnë tek sheshi vetëm kur ju duhet të shfrytëzojnë personalisht, ndërsa ne jemi çdo ditë në Shesh” thoët më tej kryetari i TDP-së
Ai sqaron se tubimi i Frontit Europian do të jetë në Sheshin Maqedonia, ndërsa anëtarët e TDP-së do të grumbullohen nga sheshi Skenderbeu ku do të nisen drejtë tubimit.
“Sot tubimi është në Sheshin Maqedonia, dhe ne si TDP do të mblidhemi tek Sheshi Skenderbeu, dhe nga aty do të nisemi drejtë tubimit të madh të Frontit Europian” tha në fund Bejxhan Iljaz kryetar i TDP-së tani kandidat për deputet nga Fronti Europian.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…