Categories: MAQEDONI

BDI: Mickoski kërkon rikthimin e vendit para 2001-shit, një Maqedoni pa shqiptar

BDI përmes një kumtese thonë se volabolari i Mickoskit nuk është vetëm kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, por edhe kundër Marrëveshjes kornizë së Ohrit.

”Mickoski dhe VMRO edhe publikisht kërkon një Maqedoni pa shqiptarët. Madje, hapur ju bën thirrje të gjithë maqedonasve të bashkohen kundër Ali Ahmetit dhe BDI-së.

Në tubimin e Kratovës, Mickovski kërkoi bashkimin e të gjithë maqedonasve me qëllim që shqiptarët të mos marrin asnjë deputet në Zonën 3 zgjedhore.

Volabolari i Mickoskit nuk është vetëm kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, por edhe kundër Marrëveshjes kornizë së Ohrit, konkretisht kërkon rikthimin e shtetit para 23 viteve.

BDI dhe Fronti Europian shprehin shqetësimin e thellë për fjalorin nacionalist dhe antievropian të VRMO-së, e cila duke e ndjerë humbjen më 24 prill dhe më 8 maj, po nxit urrejtjen ndëretnike dhe antieuropiane në Maqedoninë e Veriut.

Njëkohësisht, e përkujtojmë Mickoskin se Maqedonia e Veriut tashmë është pjesë e NATO-s me kryeministër Talat Xhaferin, ndërsa President do të jetë kryediplomati më i suksesshëm deri më tani, dr.Bujar Osmani.

Ftojmë opozitën shqiptare t’i thirrin mendjes dhe të mos bëhen vegël e agjendave ruse që po proklamon VMRO dhe tellallët e tyre” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago