Categories: MAQEDONI

“Shqiptarët fundërrina”, Fatmir Besimi i përgjigjet Mickoskit

Gjatë prezantimit të sotëm të programit zgjedhorë të Frontit Europian “Europa 2030”, ministri i Financave Fatmir Besimi, u shpreh në mënyrë të qartë dhe vendimtare në lidhje me komentet e fundit të Mickoskit. Besimi hodhi poshtë deklaratat e Mickoskit, të cilat i cilsonin shqiptarët si “funderrina”.

“Çdo qytetarë dhe çdo person ka integritetin e vet,” u shpreh Besimi, duke theksuar se Fronti Europian respekton çdo individ pavarësisht përkatësisë etnike ose fetare. Ai shtoi se Fronti promovon vlerat e barazisë së plotë, mundësive të barabarta, dhe respektit të tërsishëm për dinjitetin e çdo qytetari.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Besimi theksoi se oferta e Frontit Europian për vitin 2023 është një koalicion multietik që synon të promovojë vlera demokratike dhe të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë. “Oferta më e mirë është Europa 2030,” tha ai, duke ftuar qytetarët të mbështesin vizionin e Frontit për barazi, progres dhe siguri.

“Çdo qytetarë dhe çdo person ka integritetin e vet, ne respektojmë gjithsecilin pavarësisht përkatësisë etnike, fetare të tyre në shoqëri, gjithashtu Fronti Europian promovon vlerat e barazisë së plotë, të mundësive të barabarta, të respektit të tërsishëm, integritetit dhe dinjitetit të gjithsecilit në vend.

Fronti Europian sa i përket ofertës që prezantova, paraqet barazi për të gjithë qytetarët e vendit dhe paraqet një koalicion multietik që nxjerr në pah këto vlera. Ne apelojmë që fushata të jetë demokratike, fushatë e cila promoveon vëlera dhe jep mundësi të barabarta dhe ofertën më të mirë, dhe normalisht që oferta më e mirë është Europa 2030. Është ofertë e cila e njeh secilin dhe e respekton secilin e ajo është Fronti Europian. Ftoj të gjithë qytetarët që të vendosin për ofertën që jep Fronti Europian me ofertëne e barazisë, të progresit dhe e sigurisë”, tha Besimi.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago