Categories: BOTA

Shefi i NASA-s thotë se ‘Kina po zhvillon projekte të fshehta ushtarake në hapësirë’

Shefi i NASA-s, Bill Nelson, tha se Kina po kryen aktivitete të fshehta ushtarake në hapësirë.

“Ne besojmë se shumë nga të ashtuquajturat programe hapësinore civile janë programe ushtarake”, tha Nelson.

“Kina ka bërë hapa të jashtëzakonshëm, veçanërisht në 10 vitet e fundit, por ato janë shumë të fshehta”, shtoi ai.

Këtë deklaratë shefi i NASA-s e dha gjatë një seance dëgjimore për nënshkrimin e buxhetit të agjencisë amerikane prej 25.4 miliardë dollarëve, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Kur u pyet për investimet e Kinës në programet hapësinore Nelson tha: “Ne jemi në një garë. Data e fundit që ata e kanë dhënë për zbarkimin në Hënë është viti 2030. Është detyra jonë që të arrijmë atje para tyre”.

Kjo pasi sipas shefit të NATO-s, nëse Kina zbarkon e para në Hënë mund të pretendojë pjesë të hapësirës si territor të saj.

“Shqetësimi im do të ishte nëse Kina do të arrinte fillimisht atje dhe do të thoshte se ky është territori im, ju qëndroni jashtë tij”, shtoi Nelson.

Ndryshe, shteti kinez ka 499 satelitë në orbitë, sipas Agjencisë Amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes. Bëhet e ditur se ajo po zhvillon edhe balona spiune dhe raketa hipersonike.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago