Vera është prind i një vajze me çrregullim të spektrit autik. Përkushtimi ndaj fëmijës ia bëri të pamundur vijimin e punës, pasi prej 10 vjetësh ajo është mësuesja dhe shoqja e bankës së vajzës së saj.
Por vështirësitë për prindërit e fëmijëve me autizëm nuk kanë fund.
Vera na tregon se ndryshe nga shtete e tjera, në Shqipëri nuk ka lehtësira në punë për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta.
E madje kur këta fëmijë mbushin moshën 18 vjeç, prindërve të tyre u hiqet pagesa 10 mijë lekë e kujdestarisë e madje rrezikojnë të mbeten pa pension në të ardhmen.
Ekspertët e shëndetësisë e cilësojnë autizimin, krizë të shëndetit publik në mbarë botën.
Për doktor Ariel Comon kjo bëhet edhe më e ndjeshme kur shtetet nuk i përgjigjen dot nevojave të fëmijëve apo familjeve të tyre.
Një në 36 fëmijë diagnostikohet me spektrin autik. Në muajin e ndërgjegjësimit ndaj këtij çrregullimi, mjekët thonë se diagnoza e saktë dhe e hershme rrit mundësitë për integrimin e fëmijës.
Në mbarë botën konstatohet rritje e numrit të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të shfaqjes së autizmit, por mjekët ndërthurin faktorët gjenetikë me ata mjedisorë dhe ndërlikimet gjatë shtatzënisë së nënës.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…