Categories: MAQEDONI

Fronti Europian zgjodhi edhe Presidentin, Sela në seancën e improvizuar shpalli Bujar Osmanin president të RMV-së

Sot, Fronti Europian në Shkup ka mbajtur seancën konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare si dhe ka bërë inaugurimin e kandidatit fitues të zgjedhjeve presidenciale, Bujar Osmani nga ana e Kuvendit të posazgjedhur.

Seancën konstituive të Kuvendit e ka hapur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si deputeti më i vjetër dhe duke i përshëndetur deputetët dhe të pranishmit fillimisht ka zgjedhur dy zëvendës kryesues Fatima Osmanovska dhe Bejxhan Iljaz, dhe ka propozuar rendin e ditës për verifikim të mandateve të deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit si dhe deklaratën solemne të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas zgjedhjes së Ziadin Selës për kryetar të Kuvendit, si pikë e tretë e rendit të ditës propozohen ndryshimet kushtetuese me çka edhe popujt bullgar, kroat, malazez, slloven, herbenj dhe egjiptian bëhen pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes votimit për ndryshim të kushtetutës me votim të 120 deputetëve.

Si pikë e katërt e rendit të ditës ishte Deklarata solemne e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pas fjalimit të Bujar Osmanit, u konstatua e mbyllur seanca e parë konstituive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago