Categories: MAQEDONI

Ali Ahmeti nga Fronti Europian: U thyen barierat e fundit, vendi të ecë përpara

Në seancën e sotme simuluese konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dalur nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, mbajti fjalë rasti.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin e plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka bërë analizë substanciale si me organet e veta drejtuese, ashtu edhe me përfaqësues të Frontit Europian. Vendi ynë duhet që qëllim ta ketë paqësimin me të gjitha vendet e rajonit, dhe për t’i prirë këtij paqësimi do të ndikonte mjaft, ndryshimi i Kushtetutës dhe inkorporimi i komuniteteteve të vogla që jetojnë në këtë vend si kategori kushtetuese. Sa më lojal shteti aq më lojal janë qytetearët, sa më përfillës shteti, aq më shumë kanë besueshmëri qytetarët.
Shtet i cili jo në mënyrë arbitrare të vendosi mbi komunitetet e vogla që nuk kanë mundësi për të qenë të barabartë. Ne si postulat e kemi patur parsyshë, prandaj njëzëshëm, mbështesim ndryshimin e Kushtetutës, mbështesim që pas pesë viteve presidenti aktual të ngre iniciativën që kryetari i shtetit të zgjidhet në Kuvend, sepse është reflektim i drejtpërdrejtë i përfaqësimit të qytetarëve në organin më të lartë ligjvënës. Ne jemi republikë parlamentare dhe duhet të ushtrohet demokracia parlamentare, që kryetari i ardhshëm të zgjidhet me shumicë të kuvendarëve, dhe me parimin e Badinterit, prandaj zoti kryetar ne u japim mbështetje të plotë ndryshimeve në këtë vend për të ecur përpara.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago