Categories: MAQEDONI

Valë e reagimeve nga Beogradi pas vendimit të Bujar Osmanit, “Politikë antiserbe” thotë Daçiq

Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e dhënë dje se vendi do të jetë një nga bashkësponzoruesit e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, ka nxitur reagime nga Beogradi zyrtar. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, e vlerësoi si “paturpësi” dhe e pyeti nëse donte të dorëzonte një Rezolutë për gjenocidin e serbëve në Jasenovac, së bashku me Serbinë

“Ky është cinizmi që ekziston në zonat tona, se është e rëndësishme të bëhet një politikë antiserbe dhe mbi të gjitha, ata na ftojnë të marrim pjesë në të. A duhet të jemi në anën e nazistëve që të respektohemi”, tha Daçiq në TV B92.
Vendimin e kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut e ka komentuar edhe ish shefi i BIA-s dhe ish ministri serb i Mbrojtjes, Aleksanda Vulin.

“Maqedonasit veriorë e dinë se vota e tyre nuk do të thotë asgjë as për emrin apo gjuhën e tyre, ata duhet të kishin abstenuar nëse nuk mund ta mbështesin Serbinë”, tha Vulin.

Ivan Stoilkoviq, kryetar i Partisë Demokratike të serbëve në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar linjën e reagimeve nga Beogradi. “Fakti që Aliu, Bujari, Talati… punojnë kundër serbëve, të kundërtën nga vullneti i maqedonasve, është shkatërrues për shtetin”, thuhet në reagimin e Stoilkoviqit.

Maqedonia e Veriut është kosponsor, së bashku me Gjermaninë, SHBA-në dhe vende të tjera, të një Rezolute në Kombet e Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago