Categories: SPORT

UFC-300: Pereira mbron titullin kampion, mundi rivalin me KO në raundin e pare

Në Las Vegas u zhvillua sot eventi jubilar UFC-300 në artet marciale mikse, një ngjarje e shumëpritur për shkak të numrit të madh të kampionëve që merrnin pjesë. Sfida kryesore ishte ajo për titullin kampion në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg).

Braziliani Alex Pereira mbrojti titullin kampion të këtij Divizioni pas fitores me KO në raundin e parë ndaj Jamahal Hill. Një përballje e dominuar nga Pereira (10 fitore, 2 humbje), që tregoi epërsi ndaj Hill (12 fitore, 2 humbje, 1 duel pa rezultat) që në start.

Amerikani, që e pat nxjerrë vakant titullin një vit më parë pas dëmtimit, rikthehej në kafaz pas një kohe të gjatë dhe kjo duket se nuk e ndihmoi. Grushtet e Pereira (kampion i dyfishtë bote) e nxorën jashtë loje amerikanin, që u detyrua të pranojë humbjen.

Në këtë event duelonin edhe dy ish-kampione të botës. Në peshën deri 55kg, Holly Holm u mund me “submission” në raundin e dytë nga Kayla Harrison. Ndërsa Jessica Andrade fitoi me vendim shumice ndaj Marina Rodriguez në peshën 48-52kg./tvklan.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago