Categories: BOTA

BE-ja miraton reformën e madhe për migrimin

Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian e ka miratuar një reformë të madhe për rregullat e migrimit dhe azilit në Bashkimin Evropian.

Pakti i BE-së për Migrimin dhe Azilin është diskutuar prej vitit 2015.

Tani, pas miratimit, ai duhet të hyjë në fuqi brenda dy vjetëve.

Pakti është i hartuar për të përshpejtuar procesin e azilit dhe për të mundësuar kthimin më të shpejtë të migrantëve nëpër vendlindjet e tyre.

Ky dokument do t’iu kërkojë vendeve anëtare të BE-së që ta ndajnë përgjegjësinë për azilkërkuesit.

Vitin e kaluar janë regjistruar rreth 380.000 kalime ilegale nëpër kufijtë e bllokut evropian, shifra më e lartë prej vitit 2016.

Pakti për migrimin është përkrahur prej dy grupeve kryesore politike – grupit të qendrës së djathtë, Partisë Popullore Evropiane dhe Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, grup i qendrës së majtë.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se është arritur “balanci në mes të solidaritetit dhe përgjegjësisë”.

Megjithatë, grupet e krahut të majtë dhe të djathtës ekstreme e kanë kundërshtuar marrëveshjen.

Shumë organizata joqeveritare kanë kërkuar, po ashtu, prej ligjvënësve që të mos votojnë për këtë reformë.

Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, ka paralajmëruar se kjo reformë mund të rezultojë me rritje të vuajtjeve të azilkërkuesve. /REL/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago