Categories: MAQEDONI

PDSH: Taravari si Mickovski, nuk i intereson integrimi në BE por pushteti!

Partia Demkratike Shqiptare përmes një komunikate për media ka dënuar ashpër gjuhën e kandidatit të president nga koalicioni VLEN, Arben Taravarit lidhur me deklaratën e tij për ndryshimet kushtetuese.

“Taravari i cili në mes tjerave thotë se“…ta bëjmë qeverinë e pastaj brenda 6 mujve ti bëjmë ndryshimet kushtetuese…”.

Kjo nuk paraqet asgjë tjetër përveç se ai grupim i ashtuquajtur vLEN nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse grupi rreth Taravarit të akomodohet në pushtet dhe rruga për integrim në BE të ngelë e bllokuar njejtë siç deklarohet edhe VMRO-ja e Mickovskit.

Qytetarët shqiptar dhe të tjerë me votën e tyre për kandidatin për president të Frontit Eurpianë z.Bujar Osmani dhe në zgjedhjet parlamentare për kandidatët për deputet të po këtij koalicioni Fronti Europian, ku bën pjesë edhe PDSH-ja do të mundësojnë zhbllokimin e këtyre proceseve integruese ku vetëm pas ndryshimeve kushtetutuese do të formohet qeveria e re me çka Maqedoni e Veriut do të ec drejt BE. Taravari dhe ju të vLEN, shqiptarët nuk kanë nevojë nga ju të dëgjojnë qëndrimet e Mickovskit të VMRO-së në versionin shqip”, thuhet në kumtesën e PDSH-së.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago