Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, shpreson se menjëherë pas zgjedhjeve Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të fillojë të përmbushë kushtet e kornizës negociatore dhe do të shkojë përpara në përmbushjen e kritereve. Në një intervistë për BGNES të Sofjes, ai tha se kriteret për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE janë shumë të qarta, – përcjell kdp.mk njoftimin e seksionit maqedonas të Radios Evropa e Lirë.
Varhelyi ka lënë të kuptohet se nuk pret kurfarë ndryshimi të Kornizës Negociatore dhe nuk konsideron se shtetet anëtare duan t’i rishikojnë kushtet e anëtarësimit.
I pyetur të komentojë pohimet e muajve të fundit të disa politikanëve maqedonas se mund të ketë ndryshime në Kornizën Negociatore dhe nëse ka mundësi për ndryshimin e kushteve që duhet t’i përmbushë Maqedonia e Veriut, Varheji thotë se kriteret për anëtarësim janë të qarta.
“Kriteret janë shumë të qarta nga viti 2022 e këtej, kur u miratua Korniza Negociatore. Ato duhet të përmbushen dhe në këtë kuptim nuk pres kurrfarë ndryshimi. Nuk mendoj se shtetet anëtare do të rishikojnë kushtet. Është e qartë se ato duhet të përmbushen”, – ka thënë Varheyi.
Për të vazhduar negociatat, siç parashikohet nga Korniza Negociatore, Maqedonia e Vriut duhet të hapë Kushtetutën për të përfshirë në Preambulën e saj komunitetin bullgar. Partitë më të mëdha, si ato maqedonase, ashtu dhe partitë shqiptare, dhe kandidatët e tyre për President, hynë në garën zgjedhore me të njëjtën dëshirë – anëtarësimin në BE, por ato dallojnë në qëndrimet si arrihet kjo
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…