Categories: BOTA

Rusia akuzohet për përdorim të armëve kimike kundër ushtarëve ukrainas

Rusia është akuzuar për përdorim sistematik të sulmeve të paligjshme me gaz kimik kundër ushtarëve ukrainas.

Trupat ukrainase kanë deklaruar se janë përballur me sulme të rregullta nga dronët e vegjël që hedhin gaz lotsjellës dhe kimikate të tjera.

Bëhet e ditur se përdorimi i substancave të tilla është i ndaluar gjatë kohës së luftës, sipas Konventës për Armë Kimike, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Moska u akuzua për përdorim të armëve kimike në një sulm me dron në portin e Mariupolit edhe në fazat e hershme të pushimit të saj në shkurt të vitit 2022.

E se ukrainasit çdo ditë sulmohen me armë kimike ka njoftuar edhe Rebekah Maciorowski, mjeke luftarake amerikane dhe infermiere e kualifikuar e cila shërben në ushtrinë ukrainase.

“Djemtë e mi e morën atë ndërsa ishin nën zjarr, sepse askush nuk besonte se ata po sulmoheshin me armë kimike”, tha Maciorowski për ushtarët e brigadës 53.

Ndërsa komandanti Ihor i rajonit të Donetskut ka njoftuar se çdo pozicion në front po sulmohet me një ose dy granata gazi në ditë.

Edhe pse presidenti rus, Vladimir Putin, që moti është paralajmëruar nga vendet perëndimore për përdorimin e armëve kimike, me sa duket Ukraina po avancon gjithnjë e më shumë në kundërsulme sa që rusët të vetmen mundësi po e shohin sulmin me substanca kimike.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago