Categories: MAQEDONI

Hapja e shtabit kthehet në tubim, Fronti Europian mbrëmë qëndroi në Kumanovë

Në Kumanovë në prani të shumë qytetarëve u hap shtabi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare i Frontit Europian.

Në këtë eveniment i pranishëm ishte kandidati për president Bujar Osmani, bartësi i listës së kandidatëve për deputet në zonën e dytë zgjedhore, Sadulla Duraku, kandidatët për deputetë Skender Rexhepi Zejd, Elmi Aziri, Bastri Bajrami, Semra Karishiq, Fatime Osmanovska si dhe koordinatori i njësisë zgjedhore numër 2 dhe deputet Arbër Ademi.

“Fronti Europian është risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve rëndësinë e së cilës do ta kuptojmë në të ardhmen pasi që sot Fronti Europian e ka vetëm nismën, është projekt afatgjatë që planifikojmë të funksionojë për zgjedhjet lokale, për zgjedhjet e ardhshme për shumë projekte e misione d.m.th Fronti Europian është më e mira që i ka ndodhur këtij shteti pas Marrëveshjes së Ohrit. Këto zgjedhje do vendosen me 24 Prill, kurse 8 Maji do të jetë vetëm korrja e fitores, do të jetë festa e suksesit”, tha Bujar Osmani.

Sadulla Duraki gjatë fjalës së tij tha se zona zgjedhore numër dy është një mozaik i ngjeshur të cilin përbëjnë shumë komunitete.

“Në vitin 2001 u bë lufta për barazi në Maqedoni të Veriut, por ama luftëtarët e lirisë kanë zemrën e gjerë, kanë zemrën e madhe sa një oqean dhe të gjitha komunitetet e tjera të cilëve u cenohet e drejta e barazisë së tyre janë në mesin e Frontit Europian”, u shpreh Duraki.

Skender Rexhepi Zejd me këtë rast tha se ata janë të nderuar me faktin që janë pjesë e Frontit Europian dhe me këtë të dëshmojnë rrugëtimin e qartë politik.

“Është një thënie e mençur, një thënie popullore e cila thotë se ekzistojnë tre kategori të njerëzve: Ata që merren me individ, është kategoria e më e ulët, ata që merren me ndodhi dhe ata që merren me mendime të larta. Kur flas për kategorinë e parë e kam patjetër të përmend opozitën shqiptare e cila çdo ditë merret me emrat e Fronit Europian duke ofenduar çdo njërin”, deklaroi Skender Rexhepi Zejd.

Elmi Aziri tha se kjo strukturë politike pas zgjedhjeve të 8 majit do të jetë forca kryesore që do të vendos se kush do të bëjë qeverinë.

“Ne e kemi pasur shumë lehtë që ta bëjmë këtë koalicion për shkak se nuk bëjmë pjesë tek subjektet politike dhe politikanët të cilët i trajtojnë fenomenet mbi bazë të kategorive të politikës ditore, megjithatë jemi bazuar në vizionin europian të shtetit”, u shpreh Elmi Aziri.

Semra Karishiq gjatë fjalës së saj ka thënë se kur shqiptarët dhe boshnjakët janë bërë bashkë është bërë mirë për të dyja palët.

“Ne jemi lidhja e cila nuhati me kohë frontin europian të udhëhequr nga BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti. Histoira tregon se përherë kur shqiptarët dhe boshnjakët janë bërë bashkë është bërë mirë për të dyja palët por edhe për të gjithë të tjerët me të cilët ne jetojmë”, deklaroi Semra Karishiq.

Kryetari i Shtabit zgjedhor i Frontit Europian, Ridvan Asani gjatë këtij evenimenti ka thënë se ky bashkim i forcave do të arrijë fitoren më historike në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Maqedonisë së Veriut dhe me këtë do të bëhet shembull për të gjithë.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago