Zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka uruar bashkëqytetarët e komunitetit rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
Në postimin e tij Grubi ka potencuar dimensionin e ri të bashkëpunimit me komunitetin rom në kuadër të Frontit Europian në luftën kundër diskriminimit dhe margjinalizimit si fenomene destruktive shoqërore që duhet të marrin fund.
Në vazhdim postimi i plotë i Grubit:
Të nderuar bashkëqytetarë të komunitetit rom,
Në ditën tuaj ndërkombëtare shpreh respektin tim ndaj të gjitha përpjekjeve tuaja të sinqerta për barazi dhe drejtësi shoqërore, si dhe ndaj kontributit që keni dhënë në çdo hap të zhvillimit të vendit.
Për dallim nga vitet e kaluara, kjo ngjarje e sotme e gjen vendin tonë në një kapitull të ri bashkëjetese, atë të bashkëpunimit të komuniteteve tona mbi të njejtat synime përparimtare dhe europiane në një front të përbashkët – Frontin Europian.
Do ta vazhdojmë akoma më fuqishëm të gjithë bashkë luftën kundër diskriminimit dhe margjinalizimit dhe punën e sinqertë për përforcimin e një themeleve të një shteti që jep mundësi të barabarta për të gjithë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…