Categories: MAQEDONI

Bujar Osmani me debat publik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030

“Dera e hekurt e BE-së është e hapur: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese menjëherë pas zgjedhjeve është domosdoshmëri”

Kandidati për President i Frontit Evropian, Bujar Osmani, theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të momentumit mbi mundësinë që Maqedonia e Veriut të hapërojë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Në debatin e sotëm publik me temë “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030”, Osmani tha se dera e hekurt e Unionit është e hapur dhe se është e nevojshme që vendi t’i miratojë sa më shpejt ndryshimet kushtetuese.

“Tani sërish është e hapur dera e hekurt e Bashkimit Evropian me agresionin rus në Ukrainë e cila do të zgjasë përkohësisht, si dhe do të mbyllet sërish. Shenjat e para të BE-së se ajo derë e hekurt është e hapur është me fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me Planin e Zhvillimit për të cilin dje u dakordua në Parlamentin Evropian për 2 miliardë në muajt e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor dhe një grant prej 4 miliardë dollarësh. Prandaj, nuk kemi alternative tjetër, përveç ndryshimeve kushtetuese menjëherë pas zgjedhjeve, para formimit të Qeverisë, hapjes së kapitujve dhe mbylljes së kapitullit deri në vitin 2028, sepse ne kemi arritur deri në 50% të AKI-së evropiane dhe kemi edhe gjysmën e punës për ta bërë” – tha Osmani.

Osmani avokon që si President i vendit të realizojë ambicien për anëtarësim të plotë deri në vitin 2030, duke promovuar ndërkohë konceptin – më shumë integrim para anëtarësimit, në mënyrë që qytetarët të fillojnë të ndjejnë menjëherë përfitimet nga fondet e BE-së.

Në panel me kandidatin pwr president nga Fronti Europian morën pjesë edhe Zëvendës kryenegociatoria me BE-në dhe sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili dhe Arbër Ademi, kryetar i grupit parlamentar të BDI-së.

“Ne dëshmuam me Skriningun se kemi kapacitet administrativ për të ecur përpara këto procese. Mirëpo është momenti politik ku ne u ndalën dhe për këtë mund të them se na duhen politikanë dhe liderë, të cilët, së pari i kuptojnë këto procese dhe e dyta, e dinë sa i rëndësishëm është konsensusi, sepse vazhdimi i harmonizimit të legjislacionit kërkon 2/3 në shumicën e rasteve dhe për këtë na duhet dikush që e kupton procesin dhe mund ta sigurojë këtë konsensus. Kandidati jonë është më i mirë për këtë punë dhe njohës shumë i mirë i gjithë proceseve, sepse procesi i integrimit në BE është seriozisht shumë i rëndë, shumë i gjatë dhe kërkon shumë shumë shumë ekspertizë” tha Abdiu-Halili.

“Parti të caktuara politike gjejnë terren për të zhvilluar një diskurs dhe retorikë nacionaliste, jo për të mirën e vendit, jo për perspektivën e qytetarëve por për të grumbulluar pikë të ulëta politike duke shfrytëzuar edhe pakënaqësinë, që me të drejtë, ekziston tek qytetarët sepse tejet shumë gjatë jemi në këtë proces… Këto zgjedhje janë referendum për ata të cilët në të vërtetë jo vetëm që duan, por edhe dinë që ta çojnë vendin aty ku duhet, në familjen europiane”, tha mes tjerash Ademi.

Në debatin e hapur që u zhvillua në ambientet e Bibliotekës Nacionale dhe Universitare “Shën. Klimenti i Ohrit” – Shkup, morën pjesë akademikë të shumtë, studentë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, të cilët vlerësuan se Bujar Osmani me përvojën e tij i plotëson kriteret për zgjedhjen e personit të parë të shtetit.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago