Categories: MAQEDONI

Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të rëndomta, janë referendum popullor

Kandidati për president nga rradhët e BDI-së Bujar Osmani, në një pres-konferencë për mediat sot, ka bërë të ditur fillimin e karvanit të Frontit Evropian në zgjedhjet presidenciale.

Ai theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë një referendum popullor për të ardhmen e vendit dhe se rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian është e vetmja rrugë përpara. Osmani, i cili ka shërbyer në proceset integruese të vendit, beson se përvojat dhe njohuritë e tij do të ndihmojnë në realizimin e ëndrrës së integrimit evropian. Ai njoftoi se fushata e tij do të udhëhiqet nën slloganin e presidentit Evropian dhe programin zgjedhor “Dekalogu i Presidentit Evropian” me numrin 4.

“Sot filloj një mision shumë të rëndësishëm jo vetëm për mua por për të gjithë qyetarët e vendit. Një rrugë na çon drejt të ardhmes së begatë europiane, kurse rruga tjetër na çon drejt izolimit, paqartësisë, dhe rrugës pa perspekitvë.
Prandaj këto zgjedhje nuk janë të rëndomta janë referendum popullor pët të ardhmen e vendit tonë. Duke qenë se më është dhënë nga ju mundësia që të shërbej në proceset më të rëndësishme integruese në vend, besoj se kam përvoja dhe njohuri, kam kredibilitetin dhe kontaktet në qendrat e vendimmarrëjes, kam përkushtimin të rombullaksoj ëndrrën e çdo familjeje dhe qytetari në vendin tonë, integrimin në Bashkimin Evropian.
Nga sot nën slloganin e presidentit Evropian dhe me programin zgjedhor që e kemi quajtur Dekalogu i Presidentit Evropian me numrin 4, në këtë dit të 4 prillit, zgjedhur si simbolik edhe e anëtarsimit në NATO, do të ecim në çdo vend pët t’i dëgjuar të gjitha pritjrt dhe kërkesat e qytetarëve, por edhe për t’i shpalosur planet tona për integrimin e vendit në BE.
Prapa meje qëndron blloku më i madh evropian me 9 parti politike të mbledhura në Frontin Evropian. Një platformë e re e dalë nga Marrëveshja e Ohrit që ka për qëllim të ruajë kursin euroatlantik të vendit, që të ruajë harmoninë dhe bashkëjetesën në vendin tonë, dhe marrëdhëniet fqinjësore, dhe të rrumbullaksojmë deri në vitin 2030 integrimin e vendit në BE, që do të mundësojë jetë më evropiane për të gjithë ne.
Ju bëj thirrje të bashkoheni me karvanin tonë që do të fillojë sot, për presidentit e parë shqiptar”, tha Osmani./Indeks.mk

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago