Categories: MAQEDONI

KLAN TV: Edhe Unioni Demokratik Boshnjak pjesë e Frontit Europian

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti dhe kryetari i Unionit Demokratik Boshnjak, z. Munir Kolašinac, sot u dakorduan që edhe komuniteti boshnjak t’i bashkangjitet Frontit fitues Europian.

Kështu, Kolašinac do të jetë pjesë e listave zgjedhore të Frontit Europian për deputetë në Zonën e I-rë zgjedhore.

Ditë më parë, Fronti Europian i iniciuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Kryetari Ali Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit, Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepit Zejd, Partinë Demokratike Europiane të Arjanit Hoxhës, Partinë Demokratike Turke të Bejxhan Iljas, Unionin e Romëve të Fatima Osmanovskës, Lëvizjen e Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci të përfaqësuar nga Sulejman Baki.

Fronti Europian njëzëri mbështet kandidaturën e përbashkët për president të kandidatit Bujar Osmani, derisa dje kryetarët e të gjitha partive politike pjesë të Frontit Europian nënshkruan deklaratë të përbashkët dhe u rreshtuan pas 10 zotimeve të tij në rolin e presidentit të shtetit

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago