Categories: SPORT

Kush është Marigona Beadini me prejardhje nga Shipkovica e Tetovës, njihet ndryshe si “Vajza e Hekurt”

Marigona Beadini, njihet ndryshe si “Vajza e Hekurt” ose vajza e sporteve të rënda. Ajo është boksierja e parë femër në Kosovë, kampione në boks dhe karate, njëkohësisht pjesëtare e Njësisë Speciale!

Marigona nisi të mësojë për karatenë në vitin 1996 në shkollën Dardania, e cila ndahej mes shqiptarëve dhe serbëve. Ndonëse në atë kohë lufta nuk kishte nisur ende, marrëdhënia mes shqiptarëve dhe serbëve ishte e tensionuar kudo e kurdo, edhe te fëmijët në shkollë. Në karrierën e saj ajo veçon një moment, atë të vitit 2000 kur ngriti flamurin kuq e zi në Hungari, ku mori vendin e parë në karate.

“Kur u kthyem nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, në vitin1999 nisa të marr pjesë në disa gara për karate. Fillimisht në grupin e 15 vjeçarëve ku korrëm rezultate tejet të mira. Viti 2000 është viti që unë e kujtoj gjithmonë si vitin që më hapi derën në sportin e karatesë por edhe si sportiste. Në Hungari menjëherë pas luftës në Kosovë, unë ngrita flamurin shqiptar dhe ky për mua është momenti më krenar i gjithë jetës sime.

Unë mora vendin e parë, por ky ishte një moment sublim për të gjithë. Të gjithë shqiptarët që ishin aty nisën të qajnë nga emocionet e mëdha.

Aty e kuptova që unë kam bërë diçka për vendin tim dhe nga ai moment nuk u ndala duke u ushtruar dhe arritur të tjera suksese.

Pastaj në vitin 2005-2006 nisa të merrem me boks. Isha e para femër në Kosovë boksiere që u ngjit në ring. I munda të gjitha gratë në rajon që ishin boksiere. Në vitin 2007 shkova në Gjermani për të vazhduar karrierën në boks. Aty u bëra kampione e Baden-Württemberg në Shtutgart, duke mundur edhe kampionen e Gjermanisë. Gjermania më bëri një ftesë për tu future në reprezentacionin e Gjermanisë por për shkaqe familjare u ktheva në Kosovë”, u shpreh Beadini në Dritare TV./l.F-dritare.net

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago