Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin, se Ukraina ishte e përfshirë në sulmin terrorist në rajonin e Moskës.
Zelensky tha se Putini i konsideron të gjithë terroristë përveç vetes.
“Sot, Putini foli sërish me veten, dhe u transmetua sërish në televizion. Sërish akuzoi Ukrainën. Një krijesë e sëmurë dhe cinike. Për të janë të gjithë terroristë, përveç vetes që e kursen. Ai është njeriu më i hapur për terror. Ai dhe shërbimet e tij speciale. Sapo të zhduket ai, kërkesat për terror dhe dhunë do të zhduken me të, sepse janë kërkesat të tij dhe të askujt tjetër”, shtoi Zelensky.
Ai gjithashtu falënderoi të gjithë ata që po punojnë në eliminimin e pasojave të sulmeve ruse. Zelensky theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje atyre që kanë nevojë për mbështetje.
Sipas tij, edhe pse njerëzit nuk e kanë të lehtë t’i kërkojnë tjerëve ndihmë, atyre duhet kushtuar vëmendje – të mbështeten dhe të mos lihen vetëm me probleme.
Presidenti ukrainas pranoi se të hënën ka marrë pjesë në një iftar për të shënuar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…