Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim, Partisë Demokratike Shqiptare si dhe Partisë Demokratike Europiane, zgjerim ky i cili vjen dita ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe me Lëvizjen Populli.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se Fronti Europian do të jenë fitues të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, teksa tha se kjo garë nuk bëhet me opozitën shqiptare e as maqedonase, por me idenë që vendi të ngelet ne rrugën pro-europiane e jo të vendoset në shërbim të ndikimit rus.
“Më vjen keq që opozita e sheh këtë fushate si garë mes neve dhe atyre dhe jo me parimin kryesor siç e shohim ne, pro BE dhe kundër Rusisë. Jo vetëm sondazhet por edhe fëmijët e vegjël e dinë se ato do të humbin në këto zgjedhje bindshem, vetëm prej BDI-së. Ndikimi rus është i shtrirë në vendet e rajonit, ndaj ne me 30 deputetë parandalojmë ndikimin rus në vendin tonë. Ju na njihni që shumë vite, e dini që në nuk bëjmë kompromise me vijat e kuqe, me interesin tonë madhor kombëtar, sepsde shqiptarët dhe Maqedonia e ka vendin në mes të civilizimit europian, Ndaj Opozitës i them se ne nuk merremi me ju, sepse ka kohë të merremi me ju, kete sfidë e kemi me Rusinë. Ndaj ju ftoj që bashkarisht të reshtohmi në këtë front. Unë e di që opozita maqedonase mund ta ndërroj fjalorin pas zgjedhjeve, por mund të jetë vonë për ato”, tha Thaçi.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…