Categories: SPORT

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Këtë e bën të ditur ‘Sky Germany’. Pak ditë më parë, Max Eberl, drejtori i ri i përgjithshëm sportiv i bavarezëve, foli për këtë çështje.

“Negociatat (me agjentin e tij për të rinovuar) kanë vazhduar për një kohë të gjatë, por verën e kaluar ato u ndërprenë. Ne jemi duke punuar për këtë çështje. Real Madrid? Real Madrid nuk na ka kontaktuar. Mund të them që i bëmë Alphonsos një ofertë shumë konkrete dhe mirënjohëse. Në një moment të jetës duhet të thuash po ose jo”, ishin fjalët e Eberl

Tashmë nga Gjermania caktuan një afat: siç shpjegon Florian Plettenberg, në Mynih duan të dinë nëse do ta pranojë apo jo kontratën e re që i ofrojnë deri në vitin 2029, paga e të cilit arrin në 14 milionë euro bruto

Megjithatë, Alphonso Davies dhe shoqëruesit e tij kërkojnë më shumë: 20 milionë euro në sezon. Dhe situata është e qartë: nëse Davies nuk e pranon ofertën e re të Bayernit, ai do të jetë në shitje verën që po vjen.

Nga ana tjetër, dhe siç ka shpjeguar MARCA disa ditë më parë, Bayern kërkon 50 milionë euro për ta lënë kanadezin të largohet këtë verë, por Real Madrid, një nga akterët dytësorë në këtë histori (për momentin), luan me përparësi duke ditur se kontrata e anësorit skadon në vitin 2025.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago