Categories: SPORT

Futboll: Të hënën miqësore RMV-Mali i Zi/ Milevski: Do të ketë ndryshime në formacion

Në kuadër të përgatitjeve në në Antalia të Turqisë përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, të hënë zhvillon ndeshjen e dytë miqësore. Kësaj radhe do të përballet me reprezentacionin e Malit të Zi që tanimë drejtohet nga selelskionuesi Robert Prosineçki

Maqedonia e Veriut pas ndeshjes miqësore me Moldavinë ka vazhduar përgatitjet me senaca të rregullta për ndeshjen e dytë miqësore me përfaqësuesen e Malit të Zi. Pas barazimit me Moldavinë, seleksionuesi Blagoja Milevski sot në press conference tha se edhe pse luajtën mirë ndeshjen e parë, ka gjëra që duhen rregulluar,.

BLLAGOJA MILEVSKI SELEKSIONUES I REPREZENTACIONIT “A”

“Nuk mund të mos jem i kënaqur me paraqitjen ndaj Moldavisë, por sigurisht që ka gjëra që duhet t’i rregullojmë nëse duam të shpresojmë për një rezultat pozitiv në ndeshjen e nesërme. Ka gjëra që do të analizohen pas këtyre ndeshjeve, që të shohim se ku jemi në dritaren e qershorit. Do të ketë ndryshime në formacion, sepse jemi këtu për të kontrolluar potencialin e disa lojtarëve në pozicione të ndryshme. Pikërisht për këtë bëhet fjalë për këto dy ndeshje. Është e vështirë të luash kundër një ekipi që ka trajner të ri”, thotë Milevski.

Nga ana tjetër portieri Stole Dimitrievski, theksoi s e kjo ndeshje do të jetë e veçantë pasi ai në reprezentacion ka debutuar pikërisht kundër Malit Zi.

STOLE DIMITRIEVSKI – PORTIER I REPREZENTACIONIT

“Mali i Zi është një ekip kombëtar më i mirë se Moldavia.” Është një ndeshje më e veçantë për mua sepse debutimi im ishte në fitoren 3-1 ndaj Malit të Zi në Shkup. Mendoj se përqendrimi ynë në fund të ndeshjes duhet të jetë në një nivel më të lartë, sepse shpesh pranojmë gola në 15/20 minutat e fundit. Duhet të jemi më të koncentruar dhe të përqendruar për të arritur fitoren. Ne kemi raste për të shënuar, por duhet t’i kthejmë ato”, thotë Dimitrievski.

Ndeshja miqësore Maqedoni e Veriut – Mali Zi luhet të hënën me fillim në ora 18:00/tvklan.mk

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago