Categories: MAQEDONI

Konfirmohen shtatë kandidatët për president, filloi me punë misioni vëzhgues OSBE-ODIHR

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka konfirmuar kandidaturat e 7 kandidatëve për president për zgjedhjet e 24 prillit. Numrat e kandidatëve në listat zgjedhore nuk do të dihen deri më 28 mars, kur do të hedhet shorti i KSHZ-së.

Në zgjedhjet e shtatë presidenciale, Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, do të kërkojë mandat të ri, ndërsa kundërshtarë të tij janë Gordana Siljanovska-Davkova, e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, Maksim Dimitrievski nga “ZNAM”, Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E Majta”, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim BDI (FRONTI EUROPIAN), Stevço Jakimovski nga “GROM” dhe Arben Taravari i mbështetur nga koalicioni “VLEN”.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 24 prill të këtij viti fillon më 4 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të datës 22 prill.

Shumica e partive politike tashmë kanë shpallur bartësit e listave për zgjedhjet parlamentare (8 maj), ndërsa disa prej tyre do t’i prezantojnë nominimet e tyre këtë fundjavë. Listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare duhet të dorëzohen në KSHZ jo më vonë se 2 prilli, pra 35 ditë para zgjedhjeve të 8 majit.

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dje hapi misionin e vëzhgimit në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill dhe zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj. Për herë të parë, OSBE/ODIHR në vend do të vëzhgojë dy lloje zgjedhjesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Për dy ciklet zgjedhore do të punësohen 320 vëzhgues, nga të cilët 20 afatgjatë dhe 300 afatshkurtër.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago