Categories: BOTA

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Vitin e kaluar u thyen të gjitha rekordet globale të klimës, ka paralajmëruar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), duke shprehur shqetësim të veçantë për ngrohjen e oqeaneve dhe shkrirjen e akullit të detit.

Në raportin e saj vjetor mbi gjendjen e klimës globale, WMO theksoi se temperaturat mesatare kanë arritur nivelin më të lartë në 174 vitet e matjes – 1.45 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

Temperaturat e oqeanit ishin më të lartat në 65 vitet e monitorimit dhe më shumë se 90 për qind e detit përjetoi një valë të nxehtë, sipas WMO.

“WMO po jep një alarm të kuq për botën”, tha Sekretarja e Përgjithshme e WMO-s, Celeste Saulo, e cila mori detyrën në muajin janar.

“Ajo që kemi përjetuar në vitin 2023, veçanërisht ngrohja e paprecedentë e oqeaneve, tërheqja e akullnajave dhe humbja e akullit të detit në Antarktidë, është shkak për shqetësim të veçantë”, tha ajo.

Ndryshimet klimatike, të shkaktuara nga djegia e lëndëve djegëse fosile, së bashku me fenomenin klimatik El Nino, thyen rekorde në vitin 2023.

Shkencëtarët paralajmërojnë se viti 2024 mund të jetë më i keq pasi El Nino rrit temperaturat.

Raporti paralajmëroi për një reduktim të madh të akullit të detit në Antarktidë. Niveli më i lartë i matur ishte një milion kilometra katrorë më pak se rekordi i mëparshëm, afërsisht sa madhësia e Egjiptit.

Kjo prirje, e kombinuar me ngrohjen e oqeanit që shkakton zgjerimin e ujit, ka kontribuar në më shumë se dyfishin e shkallës së rritjes së nivelit të detit në dekadën e fundit krahasuar me periudhën nga viti 1993 deri në 2002, sipas WMO.

Nxehtësia ishte e përqendruar në Atlantikun e Veriut, ku temperaturat ishin mesatarisht 3 gradë Celsius mbi mesataren deri në fund të vitit 2023, thuhet në raport.

Temperaturat më të larta të oqeanit po ndikojnë në ekosistemet detare të ndjeshme dhe shumë lloje peshqish kanë ikur më në veri nga zona në ujëra më të ftohtë.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago