Shqipëria renditet në vendin e 87-të në raportin botëror, Kosova e 29-ta
Nëse dëshironi të jetoni të lumtur duhet të jetoni në Finlandë pasi ky shtet është renditur për të shtatin vit rradhazi si vendi më i lumtur në botë nga një raport i OKB-së.
Raporti botëror i lumturisë merr parasysh indikatorë shumë të ndryshëm socialë, ekonomikë dhe kulturorë, por një nga faktorët më të rëndësishëm ka të bëjë me nivelin e besimit të opinionit publik mbi institucionet e vendit, qeverisjes dhe solidaritetit social.
Finlanda e cila është në krye të listës për të shtatën vit radhazi, ndiqet nga Danimarka dhe Islanda. Sipas raportit, Norvegjia, Suedia, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë vende ku të moshuarit tani janë dukshëm më të lumtur se të rinjtë, ndërsa e kundërta ndodh në Portugali dhe Greqi.
Shqipëria rendit e e 87-ta në këtë listë duke shënuar një rënie në lidhje me një vit më parë, ku renditej në vendin e 83-të. E përfshirë në listë është edhe Kosova, e cila ka ruajtur vendin e 29-të.
Lumturia në mesin e të rinjve, të moshës 15-24 vjeç, gjithashtu ka rënë ndjeshëm në Amerikën e Veriut. Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy vendet më të palumtura në botë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…