Ndeshjet e sotme të kampionatit amerikan të basketbollit NBA sollën pesë fitore për skuadrat dhe vetëm tre për ato mysafire , lideri në Konferencën e Lindjes Boston regjestroi fitoren e 54 sezonale nga 68 mdeshje të zhvilluara.
Boston nuk ndal rugëtimin e vet të fitoreve, këtë e dëshmoi edhe sot me fitoren e sigurtë kundër Detroit me rezultatin 119-94, duke dëshmuar se aktualisht është ekipi numër një në NBA . Nԯ ndeshjen e sotme me lojë të mirë u dallua Brown që realizoi 31 pikë, ndërkohë që tri lojtarë të tjerë realizuan mbi 20 pikë.
Fitores sot iu rikthye edhe skuiadra e Lakersit që mundi Atlantan me rezultat bindës 136-105. Më efikas ishte Russell me 27 pikë e 10 asists si dhe LeBron James që realizoi 25 pikë.
Philadelphia sghënoi fitore të rëndësishmekundë Miamit 98-91, që i jepë mundësi të kualifikohet në fazën e play off-it. Më efikas ishte
Maxey, autor i 30 pikëve e 10 asist.Çikago erdhi deri te fitorja kundër Portland në sekondat e fundit me rezultatin përfundimtar 110-107 . Me efikas ishte De Rozen me 28 pikë.
Warriors ka zhgënjyer edjhe sot dhe ate para tifozëve vendas duke pësuar me rezultaton 112-119 nga Nju Jorku Për miqtë u dallua Brunson me 34 pikë. Minnesota i bashkohet ekipeve të kreut në Perëndim pas fitores ndaj Utah Jazz 114-104 . Më efikas ishte Edwards me 32 pikë.
Rezultatet e sotme
Indiana – Cleveland, 103-108
Boston – Detroit, 119-94
Philadelphia – Miami, 98-91
Chicago – Portland, 110-107
Utah Jazz – Minnesota, 104-114
Golden State – Nju York, 112-119
Sacramento – Memphis, 121-111
Lakers – Atlanta, 136-105
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…