Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka dalë me reagim lidhur me ngjarjet e ndodhura pas ndeshjes së zhvilluar mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces në javën e 30-të të Superligës.
Në javën e 30-të të Superligës së Turqisë, Trabzonspor humbi 3-2 në shtëpi nga Fenerbahce.
Pas ndeshjes, teksa skuadra verdhe-blu po shfaqte gëzim, tifozë të shumtë të Trabzonsporit hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët e ekipit kundërshtar.
Pas gjithë këtyre ngjarjeve ka bërë një deklaratë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
“Dhuna që ndodhi pas ndeshjes së Superligës turke të luajtur midis Trabzonspor dhe Fenerbahce është absolutisht e papranueshme”, ka deklaruar fillimisht ai.
“Këto nuk kanë vend brenda apo jashtë fushës, në sportin tonë apo në shoqërinë tonë. E kam thënë më parë dhe do ta them përsëri, në futboll, pa përjashtim”.
“Të gjithë lojtarët duhet të jenë të sigurt për të luajtur këtë lojë që sjell gëzim për kaq shumë njerëz në mbarë botën. Unë u bëj thirrje autoriteteve përkatëse të kapin autorët e ngjarjes tronditëse që ndodhën në Trabzon”, shtoi Infantino.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…