Categories: MAQEDONI

Bujar Osmani u përgjigjet pyetjeve tuaja (Video)

Përmes një video ministri Bujar Osmani ka shprehur gatishmërinë për tu përgjigjur në pyetjet e publikut që kanë të bëjnë me kandidaturën, personalitetin dhe pikëpamjet e tij.

“Përshëndetje miq, siç e dini, jam i nominuar për postin e Presidentit të Republikës. Presidenti është një post mbipartiak, president i të gjithëve, dhe sot kam vendosur që të përgjigjem në pyetjet e secilit prej jush. Pyetje që kanë të bëjnë me kandidaturën time, personalitetin tim politik, pikëpamjet e mia rreth zhvillimeve politike në vend, si dhe çështjen e integrimit evropian, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhet me karrierën time politike. Por edhe tema të tjera të interesit të përgjithshëm. Pyetjet e juaja mund t’i lini në komentet e kësaj videoje, ose t’i dërgoni nëpërmjet mesazheve të drejtpërdrejta nëpërmjet rrjeteve sociale. Unë do të zgjedh ato të cilat janë të lidhura me kandidaturën time apo me personalitetin tim politik, dhe me video do të përgjigjem në ditët në vijim për secilën pyetje veç e veç. Ju falënderoj për vëmendjen dhe mirëpres pyetjet tuaja, si dhe bashkëbisedimin mes nesh në periudhën në vijim. Ju faleminderit”, ka deklaruar kryediplomati, njëherazi edhe kandidat për president të shtetit.

Posted by Bujar Osmani on Friday, March 15, 2024

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago