Categories: SPORT

Mediat spanjolle zbulojnë gjithçka/ Kylian Mbappe sulmuesi kryesor te Real Madrid

Zgjedh numrin 9 në fanellë

Pavarësisht se është vetëm 25 vjeç, Kylian Mbappe është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në planet, ai ka gati hapin e madh në karrierë. Etapa e radhës duket se do të jetë Real Madrid. Kalimi te spanjollët shihet si i sigurtë nga mediat, me detajet përfundimtare që mbeten për tu zbuluar.

Madje, këto të fundit kanë shkuar edhe më tej, teksa kanë zbuluar edhe numrin që Mbappe do të mbajë në fanellë. Duke iu referuar ‘AS’, francezi do veshë uniformën me numrin 9-të te Real Madrid, duke marrë përsipër trashëgiminë e Karim Benzema. Mbi të gjitha, Mbappe shihet si një opsion për tu përdorur si sulmues pikë tek spanjollët.

Një tjetër arsye pse Mbappe ka zgjedhur numrin është sepse fanella numër 7 në Madrid i përket Vinicius Jr, një prej protagonistëve kryesorë të klubit. Nga numrat bosh të fanellave të klubit aktualisht, numri 9 mund të jetë opsioni më i mirë i Mbappe dhe lojtari duket se ka pranuar të njëjtën gjë. Një tjetër alternativë do ishte edhe numri 10-të, i njëjtë me atë që mban tek kombëtarja franceze dhe që do lihet bosh pas largimit të Luka Modriç./Klan New

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago