Lara Colturi ka shkruar përsëri historinë duke u kualifikuar edhe në finalen e Slalomit në Salbah të Austrisë. Në garën e zhvilluar në Are skiatorja kuqezi u rendit e 23-ta duke ruajtur pozicionin brenda 25 sportisteve të para në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë dhe duke siguruar finalen.
Më parë, Lara ishte kualifikuar edhe në finalen e Gjigandit Special. Garat zhvillohen gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën. Lara Colturi është një ndër nëntë skiatoret e kualifikuara në të dy disiplinat e garave teknike, Slalom dhe Gjigand Special. Konkurrenca mbetet padyshim e madhe, sepse aty konkurrojnë sportistet më të mira, me në krye amerikanen Mikaela Shiffrin.
“Ditë e shkëlqyer, me diell edhe pse është pak ftohtë. Manshii parë ishte pak i vështirë, për fat të keq gabova në disa kalime megjithatë në zbritjen e dytë mendova të zbavitesha dhe të bëja atë që di të bëj. Shkoi mirë, jam kualifikuar edhe në finalet e Slalomit në Salbah dhe takohemi aty”, tha Lara Colturi.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…