Categories: SPORT

Vrasja e Besar Nimanit në Gjermani, vëllai tij rrëfen detaje

Berat Nimani ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike të vëllait të tij, ish-boksierit Besar Nimani, i cili u vra në Gjermani mbrëmjen e 9 marsit.

Në një prononcim për Paparacin ai thotë se Besari u qëllua në rrugë derisa po shkonte në një organizim për përvjetorin e vdekjes së shokut të tij.
“Kur ka ndodh rasti Besari i ka sjell fëmijët dhe bashkëshorten te unë, pastaj ka dal në qytet për të shku në përvjetorin e vdekjes së një shokut të tij, gjatë rrugës ka shku me marr një shok tjetër në lokal ndërsa tre persona e kanë pritur në rrugë dy nga të cilët e kanë qëlluar Besarin”, tha Nimani.

Tutje, Nimani shtoi se para tre viteve viktima me njërin nga të dyshuarit kishte pasur një problem.

“Para tre viteve njëri nga të dyshuarit kishte hyrë në lokalin e Besarit, dhe kanë pasur një debat aty, Besari e ka qitur jasht lokalit”, shtoi ai.

Ndërkaq sipas Nimanit njëri nga të dyshuarit është dorëzuar në polici, ndërsa dy të tjerët janë në arrrati.

Në njoftimin e policisë gjermane thuhet se operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e qytetit Bielefeld derisa vijon kërkimi për autorin/autorët.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago