Categories: BOTA

SHBA-ja do të ndërtojë port ndihmash në Gaza, çfarë dihet deri më tani

Presidenti amerikan Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e të enjtes përpara ligjvënësve amerikanë. Ai e quajti të papranueshëm qëndrimin e ish- kreut të shtëpisë Donald Trump ndaj NATO-s.

“Tani paraardhësi im, një ish-President republikan, i thotë Putinit, po e citojë, ‘Bëj çfarë të duash”. Unë mendoj se kjo është skandaloze, e rrezikshme dhe e papranueshme. Amerika është një anëtar themelues i NATO-s, aleancës ushtarake të kombeve demokratike e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore për të parandaluar luftën dhe për të ruajtur paqen. Sot, ne e kemi bërë NATO-n më të fortë se kurrë”, tha Biden.

Biden kishte një mesazh edhe për kreun e Kremlinit, Vladimir Putin.

“Mesazhi im për presidentin Putin është i thjeshtë. Ne nuk do të largohemi. Ne nuk do të përkulemi. Nëse dikush në këtë dhomë mendon se Putini do të ndalet në Ukrainë, unë ju siguroj se ai nuk do të ndalet. Por Ukraina mund ta ndalë Putinin nëse ne e mbështesim Ukrainën me armët që i nevojiten për t’u mbrojtur. Kjo është gjithçka që kërkon Ukraina. Ata nuk po kërkojnë ushtarë amerikanë. Në fakt, nuk ka ushtarë amerikanë në luftë në Ukrainë”, shtoi Biden.

Lidhur me gjendjen e rëndë humanitare në Gaza, presidenti Biden i bëri thirrje Izraelit që të mos e konsiderojë çështje dytësore dërgimin e ndihmave për civilët e bllokuar nga luftimet. Ndërsa bëri me dije se i ka kërkuar ushtrisë amerikane që të ndërtojnë një port të përkohshëm për këtë qëllim.

“Mbrojtja dhe shpëtimi i civilëve të pafajshëm duhet të jetë një përparësi. Ndërsa shikojmë nga e ardhmja, e vetmja zgjidhje reale për situatën është zgjidhja me dy shtete. Kam udhëzuar ushtrinë amerikane të udhëheqë një mision emergjent për të krijuar një port të përkohshme në Mesdhe në bregdetin e Gazës, ku mund të ankorohen anije të mëdha që transportojnë ushqim, ujë dhe ilaçe. Një port i përkohshëm do të mundësonte një rritje masive të sasisë së ndihmës humanitare që hyn në Gaza çdo ditë”, tha presidenti i SHBA Joe Biden.

Biden kërkoi të bindte votuesit t’i japin një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, duke vënë theksin tek puna e tij mbi rritjen ekonomike sidomos për klasën e mesme.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago