Categories: SPORT

Gazetari Faton Zylbehari, përfaqësues zyrtar i FFM-së në UEFA

UEFA mblodhi pak ditë më parë në Budapest përfaqësues nga të 55 federatat anëtare në një aktivitet me rëndësi siç është Konferenca “UEFA Grow – Komunikimi dhe Marketingu”, për të shkëmbyer njohuritë dhe inovacionet më të fundit teknologjike me disa lektorë dhe ekspertë mjaft të njohur nga e gjithë bota.

Ndër temat kryesore të diskutuara përgjatë tre ditëve të konferencës, ishte analizimi i evolucionit televiziv, përdorimi i Inteligjencës Artificiale për efikasitet operacional, strategjitë për të angazhuar audiencën dixhitale dhe moshat e reja, rritja e futbollit të femrave dhe maksimizimi i vlerës së sponsorizimit.

Gjithashtu, të ftuar specialë ishin edhe trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, i cili ndau me të pranishmit idetë dhe eksperiencën e tij mbi komunikimin dhe menaxhimin e nivelit të lartë, si edhe shefi i arbitrimit në UEFA, Roberto Rosetti.

Federata e Futbollit të Maqedonisë u përfaqësua në këtë konferencë nga njëri prej përgjegjësit e Departamentit të Komunikimit, Faton Zylbehari dhe përgjegjësja e Departamentit të Marketingut, Aleksandra Pejkovska, ndërkohë që morën pjesë edhe përfaqësues të nivelit të lartë drejtues të UEFA-s.

Konferenca theksoi rolin qendror të UEFA-s në bashkëpunimin me të 55 federatat anëtare, pavarësisht nëse marrin pjesë ose jo në finalet e EURO 2024, për të krijuar një zë të bashkuar për turneun më të madh kontinental.

Nëpërmjet shkëmbimit të njohurive dhe ideve, UEFA po ndërton skenën e duhur për një turne që premton të jetë magjepsës dhe frymëzues, duke promovuar gjithashtu punën fantastike që secila prej federatave anëtare bën për të zhvilluar lojën.

Promovimi dhe zhvillimi i futbollit në të gjithë Evropën është në thelbin e UEFA Grow, një program i krijuar për të rritur futbollin evropian në mënyrë sistematike dhe strategjike në partneritet me federatat anëtare, duke i mbështetur ato që të jenë në gjendje të maksimizojnë potencialin e tyre të plotë si brenda dhe jashtë fushës.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago