Categories: SPORT

Futbolli i Kosovës zhvillohet në fusha sintetike, Ademi: Janë të licencuara nga FIFA

Futbolli i Kosovës zhvillohet në pjesën më të madhe nëpër fusha sintetike kjo pasi mungojnë fushat me bari natyral dhe se shumica e klubeve kanë vështirësi për t’i mirëmbajtur ato.

Por, në shumë raste ka qenë në diskutim kualiteti i fushave sintetike që ndërtohen në Kosovës. Mjekët sportivë kanë thënë  se këto fusha janë shkaktarë i shumë lëndimeve të lojtarëve, por ata kanë shkuar edhe më tutje duke thënë se ato edhe mund të jene kancerogjene.

Por, këtyre konkludimeve iu është përgjigjur presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ku ka thënë se këto pretendime nuk qëndrojnë fare.

“Kjo nuk qëndron, kjo është fjalë e njerëzve që nuk e dinë, duhet të dihet materia, të shihen dokumentet çfarë ka në atë fushë, të shihet do të thotë letra e asaj fushe dhe nuk qëndron kjo fare. Kjo është fjala e fundit e fushës sintetike dhe aspak nuk është kancerogjene sepse nuk japin as UEFA as FIFA para që fushat të bëhen kancerogjene”, tha Ademi.

Ai shtoi se të gjitha fushat sintetike që janë në Kosovë të ndërtuara nga ana e FFK-së janë të licencuara nga FIFA me licencën FIFA-Pro.

“Të gjitha këto fusha janë bërë me FIFA-Pro dhe ato që e kanë licencës e FIFA-së, FIFA-Pro janë të dëshmuara dhe e dinë gjithçka që duhet pasur. Kjo nuk qëndron absolutisht dhe sa i përket fushave sintetike janë fjala e fundit që bëhet në një fushë sintetike. Tani, a është më e mirë fusha natyrale është krejtësisht e kuptueshme, por fushave tona, ose klimës sonë së Kosovës i duhen fushat sintetike, sidomos për stërvitje për kohën kur duhet ruajtur fusha për ndeshje. Ne këtë e kemi bërë me kërkesën dhe nuk është kjo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën dhe këta ta heqin atë fjalë që e thonë sepse nuk qëndron, as te, mjekët që kanë thënë është kancerogjene dhe as tek të tjerët që kanë thënë është fusha e dobët, cili do lojtarë që thotë. Kjo nuk qëndron absolutisht fare”, ka thënë në fund Ademi.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago