Në sulmin nga territori libanez ndaj Izraelit, një person ka vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu.
Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN thuhet se nga sulmi i kryer me raketë antitank nga territori libanez ndaj vendbanimit izraelit Margaliot, ka mbetur i vrarë një person dhe 7 të tjerë janë plagosur.
Në deklaratën e Shërbimit të ndihmës emergjente izraelite “Ylli i Kuq i Davidit”, thuhet se si pasojë e sulmit me raketa të kryer nga territori libanez, janë plagosur 2 punëtorë tajlandezë.
Lëvizja e Hezbollahut në Liban nuk ka dhënë ende deklaratë për sulmin ndaj vendbanimit Margaliot.
Nga ana tjetër, sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze NNA, ushtria izraelite goditi rrethinat e qyteteve Merkaba dhe Hula në jug të Libanit me zjarr të rëndë artilerie dhe bomba fosfori.
Në përleshjet midis ushtrisë izraelite dhe Lëvizjes Hezbollah në jug të Libanit që nga 8 tetori 2023, kanë humbur jetën 229 anëtarë të Hezbollahut, 45 civilë libanezë, 11 nga Lëvizja Amal, 12 anëtarë të Hamasit dhe 12 anëtarë të Xhihadit Islamik, 6 civilë izraelitë dhe 11 ushtarë izraelitë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…